EKSKLUZIVE/ Fejohet Oriola Marashi, ja unaza që i bleu Eros Grezda

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti, Eros Grezda janë fejuar, ndërkohë që po bashkëjetojnë në Zagreb të Kroacisë.

Burime për Story.al kanë konfirmuar zyrtarizimin e lidhjes, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja. Me tre foto të postuara në Instagram, Oriola flet për syzet, por ndërkohë me stil tregon unazën në gisht, që i ka blerë futbollisti i Kombëtares, Erosi.

“Panorama Plus” shkruante pak javë më parë se çifti ishin gati të shkëmbenin unazat dhe se tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që mban Oriolën në Kroaci është pikërisht fejesa dhe hapi i madh që tashmë çifti e ka hedhur.

Dyshja kanë prej muajsh të lidhur. Romanca e tyre u zbulua gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi dhe kështu u kuptua që izolimin po e kalonin bashkë.

View this post on Instagram

The shades of grey @maxoptika ❤️

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

Nënjë intervistë për “wake up”, Grezda zbuloi se është në një lidhje me Oriola Marashin dhe se është i lumtur.

www.story.al