EKSKLUZIVE / Fatma i thotë PO Alfios dhe propozimi s’mund të ishte më romantik se kaq

Dyshja e njohur Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani kanë festuar mbrëmjen e sotme ditëlindjen e moderatores. Përpos emocioneve të gjithë ditës, momenti më i veçantë i mbëmjes ka qenë propozimi për martesë nga Alfio, i cili erdhi në një festë surprizë për më të dashurën e zemrës së tij.

Me një ambient të zbukuruar deri në detaje nga ‘Sara Event’, me qirinjtë e ndezur, tortën plot zemra dhe fjalinë “Martohu me mua”, Alfio duket se ka shenjuar kështu një kujtim të rrallë në ditëlindjen e Fatmës, të cilën ka vendosur ta organizojë tek “Vila Toscana”.

Moderatorja ka thënë ‘Po’ në prezencë të njerëzve shumë të dashur të tyre, duke i bërë të gjithë gati për një dasmë, ndonëse për datën do duhet që miqtë dhe ndjekësit e saj të presin pak.

Kujtojmë se Methasani dhe Rrotani janë prindër të një vogëlushit të quajtur Noah, i cili i ka sjellë shumë dashuri familjes së tyre./revistawho.com