EKSKLUZIVE/ Fansi i çmendur i ofron 100 mijë Euro; Bujar Zhuri, blerësi i skulpturës së “BBVIP2” po mendon ta nxjerrë veprën sërish në ankand
Skulptura e iniciuar nga Dea Mishel Hoxha, dhe e realizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 2” pati një blerës interesant. Kjo skulpturë e blerë në shumën 8200 Euro, e cila mori dhe emrin “Ëndrra vazhdon”, tani është në duart e biznesmenit shqiptar që jeton në Norvegji, Bujar Zhuri.
Por mund të mos jetë në vazhdim nën posedimin e tij. Burime të sigurta për revista “Story” kanë dëshmuar se një buznesmen shqiptar në Diasporë, fans i thekur i këtij “BBVIP2”, (i cili dëshiron të mbetet anonim) ka ofruar një shumë të çmendur për ta bërë të vetën këtë skulpturë. Personi i interesuar ka ofruar shumën 100 mijë Euro, ( pra 10-fishin e shumës së blerë nga z.Zhuri) shumë më e lartë se ajo e fituesit të këtij “BBVIP”.
Por sipas të njëjtit burim, poseduesi i veprës, z. Bujar Zhuri po mendon ta rishesë veprën në ankand, me kushtin e vetëm që paratë e tërë shumës do përdoren për një projekt bamirësie. Kujtojmë që pas blerjes së skulpturës, Bujar Zhuri hyri në shtëpinë e “BBVIP”, ku u takua dhe komunikoi dhe me banorët. Më pas në një lidhje telefonike me “Top Albania Radio”, z.Zhuri tregoi se përse vendosi ta blente këtë skulpturë?
“Unë isha i vendosur që të bëja diçka për familjen e të ndjerit Pal Kola, që pasi ngjarja tragjike u bë publike. Kjo vepër u bë motiv për të ndihmuar sado pak familjarët e të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht, doja të mbështesja familjen e tij me pagesën që vura në dizpozicion. Vepra do të jetë në zyrën time këtu në Tiranë, pastaj do të shikojmë sepse jemi në lëvizje. Unë jam i apasionuar pas artit dhe kam dëshirë t’i promovoj këto vepra edhe tek të huajt. Kanë ndodhur mjaft ndryshime në mjedisin tonë shqiptar, ka norvegjezë që vijnë këtu, duan të blejnë shtëpi si dhe vepra arti. Është një gjë shumë e mirë dhe mund të bëjmë një bashkëpunim shumë të frytshëm. T’i japim mundësi atyre të blejnë vepra arti, qilima, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare”.
Ndërkaq, kush nga banorët e “BBV” është i preferuari i Bujarit?