EKSKLUZIVE/ Emri që mbante Nuredin Dumani në Kosovë, i kërkoi numrin 20-vjeçares në lokal. Pas “bekimit” të prindërve filluan të bashkëjetonin

Edhe pse në emrin e tij prokuroria kishte regjistruar shtatë vrasje, Nuredin Dumani lëvizte lirshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, Dumani rezulton të ketë jetuar për të paktën disa muaj në Kosovë duke filluar që prej prillit të vitit të shkuar ku edhe është njohur me vajzën 20-vjeçare, e cila u kap bashkë me të në shtëpinë në lagjën “Apollonia” në Fier.

ABC ka siguruar dosjen hetimore të ngjarjes së rëndë të disa ditëve më parë ku gjatë një përplasjeje me armë në fshatin Papër të Elbasanit mbeti i plagosur në shpinë Nuredin Dumani, i cili u mor nga njerëzit e tij me shpejtësi dhe duke ndërruar disa makina arriti të futej në Fier, madje edhe të marrë mjekim brenda ambienteve të shtëpisë.

Siç përshkruhet në dosje, nga dëshmia e 20-vjeçares M.Hajdini, Dumani qendronte në Kosovë me një emër tjetër, i cili ishte Arvit Spahiu. Sipas dëshmisë së saj, dokumenti që mbante Dumani nuk ishte i Shqipërisë dhe as i Kosovës, por i një shteti tjetër, të cilin ajo thotë se nuk e kishte njohur.

Takimi i tyre i parë ndodhi në një lokal në Gjilan, ku Dumani kishte shkuar me një të njohurin e tij nga Kosova, kurse 20-vjeçarja me shoqërinë e saj.

Në këtë moment, Dumani i ka kërkuar asaj numrin e telefonit dhe pasi e ka marrë, kanë komunikuar për disa ditë bashkë dhe më pas ai ka shkuar që t’i kërkojë dorën te prindërit, të cilët miratuan lidhjen e tyre.

Pas miratimit të prindërve, çifti filloi të bashkëjetonte, ndërsa 20-vjeçarja thekson se aty kishte konstatuar se Nuredin Dumani me emrin Arvit Spahiu mbanthe armë me vete. Kur e kishte pyetur se përse mbante armë, Dumani rezulton t’i jetë përgjigjur se “ajo ishte e re dhe nuk kishte pse t’i dinte disa gjëra”.

Më poshtë, ABC sjell një pjesë nga dosja hetimore:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal “G***” ne Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.

Ai ka nje qender poligoni ne Gjilan dhe familja e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter i ka folur dhe i kerkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhene numrin dhe qe ate d i te filluan te komunikonin nga telefoni. Ai kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e mban mend numrin.

Ai i eshte prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej ne Kosove per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti , ku emri ishte vertete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe nga d ita qe u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.

Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne France dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Kur kane filluar te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.

Arma ishte e zeze dhe kur dilnin a i e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”. /abcnews.al