Ekskluzive/ E prisnin të gjithë në fushë si kuqezi, Kamberi humbet edhe ndeshjen me Francën
Të gjithë e prisnin me padurim debutimin e Florian Kamberit me ngjyrat kuqezi, madje një gjë të tillë e dëshironte edhe trajneri Reja. Megjithëse ky i fundit tha gjatë konferencës për shtyp se kërkonte ta shihte sulmuesin e Hibernian në fushë me Shqipërinëm por jë gjë e tillë fatkeqësisht do të jetë e pamundur.
Nga burime të sigurta të “Sport Ekspres” pranë lojtarit, mësohet se Kamberi nuk do të zbresë në fushë as mbrëmjen e sotme, por as në ndeshjen përmbyllëse të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Francës në një ndeshje të veçantë për kuqezinjtë që përkon me inagurimin e stadiumit më të ri “Arena Kombëtare”.
Shkak i mosaktivizimit të afrimit më të ri të Kombëtares së drejtuar nga Reja është një lëndim që ky i fundit ka pasur në këmbën e tij. Për këtë arsye, stafi i kuqezinjve e sheh si të pamundur hedhjen e sulmuesit Kamberi në fushën e lojës për dy ndeshjet e radhës. Gjithashtu “Sport Ekspres” mëson se futbollisti 24-veçar nuk është pajisur ende me “green light” nga Zvicra, pa të cilën Kamberi nuk mund të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë të bëjë mirë në Skoci pas kapërcimit të këtij lëndimi dhe të presë grumbullimin e radhës së Shqipërisë për të bërë debutimin e tij dhe të japë kontributin e vetë duke shënuar sa më shumë gola me ngjyrat kuqezi./Sport Ekspres/