Ekskluzive/ Don Phenom kapet mat me të dashurën që e mban sekret, njihuni me bionden superseksi që dëshiron të martohet

Historia e pazakontë e reperit shkodran që jeton në SHBA, i cili bëri bujë me Tayna-n në klipin “Columbiana”. Para pak javësh, në ekranin e “Top Channel” ka startuar emisioni “Pop Culture”, ku personazhi i parë i ftuar ishte reperi i njohur Don Phenom. Gjatë rubrikës më të re “Pop Buzz”, ai rrëfeu të rejat nga jeta e tij profesionale dhe personale. Por le të ndalemi pak tek kjo e dyta.

Pak kohë më parë, Don Phenom është shprehur se ishte në një lidhje me një vajzë shqiptare që po e mbante sekret, e cila është e panjohur për publikun. Por sekretit i erdhi fundi, pasi fotografi i gazetës “Panorama” e ka kapur reperin me të dashurën gjatë koncertit të “Capital T”.

don-phenom-3

Ajo është një bionde superseksi, që duket se ia ka rrëmbyer vërtet zemrën reperit të famshëm. Kjo, për faktin se ai për gati një vit, në të gjitha intervistat e deklaron veten “të zënë”, duke mos u lënë shteg fanseve të pretendojnë diëka me këtë.

Ajo që kishte mbetur pa zbuluar ishte vetëm portreti dhe “Panorama Plus” ju sjell fotot ekskluzive. Por, a ka në plan një dasmë? Kësaj pyetjeje Do Phenom i përgjigjet kështu: “Çdo djalë shqiptar duhet me u martu, me kriju familje se është amanet nga prindërit tanë, kështu që normal. Kadal-kadal, shohim”, ka treguar Don Phenom për “Pop Culture”.

don-phenom-4

Mesa duket, së shpejti do të dëgjojmë “krisma”. Don Phenom ka lindur në Shkodër, por jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri i tij i vërtetë është Marin Sterkaj, por njihet si Phenom ose Don Phenom.

Don-Phenom-2

Ai lindi në Shkodër e më pas emigroi në New York, përkatësisht në lagjen e Bronx-it. Ka qenë pjesë në grupin A.B.I (Albanian Boys Inc) dhe bën pjesë në grupin C.F.E.(Caliber Flow ENT). Marini është një nga ato perzonazhe të showbizz-it, që e arriti suksesin pa dalë kurrë në ekran apo radio. Ai këndon saktësisht Hip-Hop Underground. Në 2013-ën, Phenom publikoi videoklipin “We Gettin It”, në bashkëpunim me Jeton & Presioni. Ndër bashkëpunimet e tij mund të përmendim atë me Big T “New York To California”, me Phaze “Throw It Up”, me Big Tee “S’kini Me M’nal”, kripin “Kampionat”, në bashkëpunim me Loko.

Don-Phenom-1

Vetëm këtë vit nuk numërohen klipet e tij, ku ka bashkëpunuar edhe me Stresin e Ronela Hajatin. Por të gjithë e dinë që superhiti i tij është ai i datës 1 qershor 2018, ku bashkë me Tayna-n publikoi videoklipin “Columbiana”.