Ekskluzive/ Blerina Braka për herë të parë në foto me bashkëshortin, ja si po e presin fëmijën
Këngëtarja e njohur, Blerina Braka është duke e shijuar në maksimum shtatzëninë, në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Dhe një muaj para se të sjellë në jetë djalin, artistja ka realizuar një set fotosh të mrekullueshme, ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj simpatik. E veshur me një bluzë ku shkruhet “Mirësevjen nga mami”, Blerina shfaqet e lumtur me familjen që sapo ka krijuar. “Story.al” ju sjell fotot ekskluzive të këngëtares me bashkëshortin, i cili e ndoqi nga salla e “Kënga magjike”, ku ajo u vlerësua me çmim për këngën “Mirupafshim dashuri”. /Story.al/