EKSKLUZIVE/ Arjan Konomi mund të jetë infektuar me Covid-19, dalin pozitivë yjet e tenisit që takoi në Beograd
Gazetari i njohur Arjan Konomi mund të jetë infektuar me Covid-19, pasi mediat kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë yjet e tenisit, Gregor Dimitrov, Novak Djokoviçe e Dominic Thiem, të cilët ai i takoi para disa ditësh në Beograd.
Burime për Story.al kanë pohuar se aktualisht Konomi ndodhet i karantinuar në fshatin Vuno, në jug të qytetit të Vlorës ku dhe jeton prej 5 vitesh, që kur vendosi të hiqte dorë nga jeta e metropolit në Tiranë. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e një superparty në Beograd, ku mes yjeve të të tenisit ishte dhe gazetari shqiptar. Sipas informacioneve stadiumi ishte plot, dhe problemi i gazetarit ishte se ndodhej në “Vip zone” dhe “Vip card”, dhe siper ishte restoranti e bari që mblidheshin sportistet dhe aty kanë kaluar gjithë ditën, fakt që ngre dyshime se mund të ketë dhe të prekur të tjerë me Covid-19. Arjani, i pasionuar pas sportit të tenisit, ka realizuar një ëndërr të tij për të parë nga afër me miq një turne të këtij sporti aristokrat, por kur pas kthimit nga Beograd kanë plasur lajmet se disa prej yjeve kanë dolë pozitivë me Covid-19, natyrisht që është frikësuar paksa.
Novak Xhokoviç, tenisti në vendin e parë të klasifikimit botëror prej shumë kohësh, organizoi kētë turne tenisi më qëllim bamirësie, duke qenë se ky sport prej disa muajsh është ndërprerë, ku merrnin pjesë edhe tenistë të tjerë të shquar. Konomi ka qenë në shoqërinë e familjarëve të tenistit të famshëm Novak Xhokovic, siç shihet dhe nga fotot me të vëllanë dhe më të atin e tenistit, si dhe ka qenë mysafiri i tyre. Ai ka “pasur fatin” të mbajë në dorë kupat e famshme të turneve të mëdha të tenisit, ose siç quhen “Grand Slam”, si Ëimbledoni anglez, Us Openi dhe Roland Garosi francez, siç shihen edhe nga fotot. Emra të tjerë tenistësh shumë të famshëm që takoi ishin: Dominic Thiem: Aleksander Zverev, Gregor Dimitrov etj. Kjo është historia e gazetarit të njohur Arjan Konomi, i cili prej 5 vitesh është larguar nga jeta publike duke mbyllur edhe çdo llogari në rrjetet sociale.
Po ç’po ndodh me jetën e tij larg ekranit?
Kanë kaluar pak ditë nga përfundimi i karantinës dhe sapo ka mbaruar dhe dërguar në shtyp librin e dytë të tij “Saga e Jetëve Legjendë 2”, gazetari Arjan Konomi ka përfituar nga mundësia e kalimit të kufirit për të udhëtuar drejt Beogradit. Ka qenë një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe pas shumë muajve pune intensive për përfundimin e “Sagës së Jetëve Legjendë 2”. Pas suksesit të librit të parë të tij që u botua katër herë, vëllimi tjetër aktualisht është në shtyp dhe pritet të dalë në fund të muajit qershor.