Ekskluzive/ Ardit Çuni konfirmon lidhjen e dashurisë: zbulon detaje!

Këngëtari i njohur Ardit Çuni ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin në YouTube të revistës “Bordo”, ku ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. I pyetur se me kë ishte në Bali, Arditi tregoi se ishte me partneren e tij.

“Me atë”, tha Çuni për “Bordo”, ndërsa më pas zbuloi se emri i të dashurës së tij fillon me “I”. Gjithashtu gjatë intervistës, këngëtari tha se hera e fundit që i kanë thënë “Të dua”, ka qenë së fundmi.

Teksa u pyet, puthje franceze apo romantike, Arditi me humor tha, “Në mes të Parisit”. Mes të tjerash Arditi ka dhënë këshillë për artistët e rinj, të cilët sipas tij duhet të punojnë fort dhe të mos ankohen shumë.

Ndërkohë për vete ai tha se ka mësuar duke e pësuar, “Nuk kam patur shumë këshilla me thënë të drejtën”, shprehet Arditi për “Bordo”. Sikurse një pjesë e madhe e njerëzve, edhe për Ardit Çunin frika më e madhe është të humbasë njerëzit e familjes.

Më poshtë do të gjeni intervistën e dhënë nga Ardit Çuni për “Bordo”:

Bordo