Ekskluzive/ Ardian Bujupi kapet në prapaskenë me Serena Sulën

Serena Sula i është futur muzikës. Ashtu siç kishte premtuar, ajo ka publikuar këngën e saj të parë dhe sigurisht që i dedikohet asaj që di të bëjë më mirë: twerkut. Muzika dhe teksti janë shkruar e kompozuar nga Stine, teksa Serena në klip shfaqet shumë provokuese duke hedhur dhe kunja ndaj vajzave të tjera të showbizit.

Brenda 24 orësh kënga arriti mijëra shikime, ndërkohë që ajo po përgatitet për klipin e radhës. Por ndërkohë duket se Serena po tërheq vëmendjen e personazheve të njohur. Pas Ilir Shaqirit, radhën e ka Ardian Bujupi.

Në revistën “Story” ka mbërritur një foto ku Serena shihet tek bisedon me këngëtarin e njohur në koncertin e Noizyt.

Sipas dëshmitarëve okularë, ata madje shkëmbyen numrat dhe ndoshta bisedat kanë vazhduar me mesazhe./www.story.al