EKSKLUZIVE/ Arbana Osmani rikthehet në punë, zbulohet gjinia e bebit që do e bëjë të lumtur

Arbana Osmani në ditën e lindjes së saj dhe partnerit, Eduart Grishajt njoftoi se ishte shtatzënë. Një lajm i bukur ky për çiftin e televizionit “Top Channel”.

Por pavarësisht shtatzënisë, moderatorja është rikthyer në punë dhe thotë se ndihet më mirë se kurrë. Ajo publikoi një foto nga ambientet e punës duke buzëqeshur ndërsa shkruan: “Në punë. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë.”

Ndërkohë revista “Story” ka mësuar nga burime të brendshme rreth gjinisë së bebit, që do të vijë në jetë si fryt i dashurisë me regjisorin e programit, Grishaj. “Bebi është djalë”, kanë treguar miqtë, për fëmijën që do të bëjë të lumtur, çiftin e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Edhe pse Arbanës ende nuk i duket ende barku, Eduarti ka nisur të mendojë për të ardhmen e fëmijës, por duke e mbajtur të fshehtë gjininë. I ftuar në “E diell”, regjisori u pyet se ç’profesion do të dëshironte të kishte fëmija i tij në të dyja rastet, nëse do të ishte vajzë ose djalë.

“Nëqoftëse është gocë ta bëjmë regjisore, nëseështë çun, meqë jemi këtu tek “Procesi”, ta bëjmë futbollist edhe atë. Por futbollist pa thinja, si këta të kampionatit shqiptar!” tha ai. Vitin e kaluar, Arbana Osmani dhe regjisori i të saj dolën në publik të kapur dorë për dore si të fejuar për herë të parë.

Për deklarimin e lidhjes zgjodhën premierën e filmit të parë të Eduart Grishajt, me titull “Gjyshja”. Ndërkohë që Eduarti do të provojë për herë të parë ndjesinë se do bëhet baba, Arbana Osmani ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin e saj./www.story.al