(Ekskluzive) Antoneta nuk zgjodhi asnjë nga djemtë e “Përputhen”, fotografohet me një djalë tjetër që mund të jetë i dashuri
Puntata e sotme e “Përputhen” ishte e përfshirë nga emocionet e largimeve. Antoneta zgjodhi që të largohej nga ky program si beqare. Pavarësisht takimeve që ka zhvilluar gjatë këtyre javëve, emocioneve, bisedave dhe debateve, ajo nuk arriti që ta gjente “gjysmën tjetër” në këtë format.
Kujtojmë se javën e shkuar Antoneta refuzoi Lulëzimin, ndërkohë që këtë javë mori të njejtin vendim edhe për Anduelin, i cili po ashtu u largua nga programi, beqar. Momenti i “mos/përputhjes” së tyre ishte ky:
Ndërkohë në Instagram-in e saj Antoneta foli më tepër në lidhje me refuzimin e djemve dhe përse zgjodhi të ishte e përgjithshme në arsyet që dha. Po ashtu edhe komentoi atë që ka ndodhur përgjatë këtyre javëve të programit, duke cekur edhe reagimin që ka marrë deri më tani për zgjedhjen e saj.
Gjithsesi ne mendojmë se ka një arsye tjetër se përse Antoneta nuk arriti të krijonte asnjë raport me djemtë e “Përputhen” dhe zgjodhi të dalë beqare nga emisioni. Ndoshta dikush tjetër ja ka marrë zemrën dhe ne e kemi një ide për këtë. Mund të jetë djali që shfaqet me të në këtë foto ekskluzive, për të cilin na erdhën informacione që është nga Kosova.
Duket se Antoneta “përputhjen” e ka gjetur jashtë “Përputhen”!
/News31.al