“Ejlyl” feston ditëlindjen, pamjet nga super festa me miqtë

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz feston sot ditëlindjen. Biran Damla u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara” i cili transmetohet çdo pasdite në TV Klan dhe ka patur shumë sukses.

Biran Damla Yilmaz mbush 24 vjeç dhe këtë ditë ka vëndosur ta festojë me miqtë më të ngushtë.

Aktorja ka postuar në Instagram disa foto nga festa ku shfaqet shumë e qeshur teksa pozon me tollumbacat që mbajnë numrin 24 dhe tortën e ditëlindjes.

Aktorja ka falenderuar të gjithë për urimet dhe disa prej tyre edhe i ka postuar në faqen e saj zyrtare.

Në festën e ditëlindjes Biran Damla shkëlqeu e veshur plot ngjyra dhe xixa teksa nuk munguan edhe pozat krah miqve. “Surpriza, surpriza”, shkroi aktorja në një prej fotove të postuara të cilat jua sjellim më poshtë.

revistawho.com