Einxhel telefonon vjehrrën Live nga “Zemër Luana” dhe i bën një rreng!
Einxhel dhe Dagz kanë qenë një ndër çiftet e ftuar këtë Shën Valentin në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Çifti nuk i ka shpëtuar lojërave dhe rrengjeve, veç dashurisë të madhe që kanë transmetuar.
Një dënim për të gjithë të ftuarit ka qenë: Telefononi vjehrrin/ën tuaj dhe thojini diçka për partnerin/en që nuk ia keni thënë kurrë më parë. E para që ka realizuar këtë dënim ka qenë pikërisht Einxhel, e cila ka marrë mamanë e Dagz, Suzin. Fillimisht teksa ajo i ka treguar se ka qenë duke pirë çaj, Einxhel i ka thënë se Dagz po e mëson edhe atë të bëj çaj, që të mund t’ia servirë edhe asaj. Por më pas Einxhel i ka thënë diçka tjetër vjehrrës së saj. Ajo i ka thënë se Dagz do që të bëj djalin synet.
Reagimi i vjehrrës ka qenë i papritur, pasi ka thënë se ai është mjaft i vogël, por shakaja ka zgjatur pak, pasi Einxhel e ka përshëndetur nga skena e “Zemër Luana”./tvklan.al