Einxhel Shkira tërhiqet nga televizioni: “Tani dua të bëj para”

Vajza e çiltër e ekranit shqiptar Einxhel Shkira ka vendosur të tërhiqet nga televizioni. Në një bisedë me me gazetaren Rudina Magjistari në televizionin “Klan” , studentja e Arkitekturës tregoi se tashmë kërkon të jetë me këmbë në tokë, e jo të shfaqet në ekran.

“Ka pasur shumë vajza që modelingun e kanë përdorur si një trampolinë për t’iu futur televizionit. Unë mendova se mund të ishte një mënyrë shumë e mirë, por kur e provova, thashë: Nuk mund ta arrij televizionin, kështu dhe u tërhoqa. Me pas ishte televizioni që më kërkoi mua. Para se të arrish televizionin është një ëndërr, por në momentin që je aty, fillon të mendosh më me këmbë në tokë. Televizioni ka vështirësitë e veta dhe kjo ka qenë një nga arsyet se përse u tërhoqa”,- tha ajo, shkruan Icon Style. Por Einxhel i ka të qarta objektivat e saj. Moderatorja merret me biznes dhe këtë dëshiron ta vazhdojë sa më gjatë:”Tani dua të bëj lekë”, thotë ajo dhe hapur.