Einxhel Shkira rrëfehet në ekran: Moderatorja shqiptare donte të më kthente në prostitutë
Prezantuesja e njohur që Einxhel Shkira ishte e ftuar mbrëmë (E hënë)në programin “Opinion”, ku bëri një rrëfim tronditës ndërsa foli për eksperiencën në televizion. Sipas Shkirës, kur ishte 14 vjeçe një moderatore shumë e njohur në Shqipëri, i kishte propozuar ta njihte të kryente vepra të turpshme dhe marrëdhënie seksuale me burra në moshë të madhe, në këmbim të sponsorizimeve. “Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pahijshme. Donte të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë. Kjo gjë më ka terrorizuar pasi ajo kërkonte të bënin sjellje të pahijshme me meshkuj të mëdhenj në moshë, dhe në këmbim të kësaj të merrte sponsorizime”, tregoi Shkira në prani të të ftuarve të tjerë në panelin e “Opinion”, ku diskutohej tema e skandaleve seksuale në Hollywood. Moderatori Blendi Fevziu i kërkoi Shkirës nëse mund të zbulonte emrin e moderatores në fjalë, por Einxhel u përgjigj: “Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Kam qenë 14 vjeçe dhe unë jam terrorizuar aq sa jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”, përfundoi Shkira.