Einxhel, Donald dhe Iliri gjykojnë vendimin e Trixës pasi nuk pranoi të darkonte në BB VIP
Mbremjen e se premtes Beatrix ka zgjedhur te mos futet per te darkuar ne shtepine e BB VIP pasi eshte merzitur nga biseda qe ka bere per Boren Donaldi me Ermal Mamaqin.
Së fundmi banorët kanë komentuar mungesën e këngëtares të premten brenda. Sipas Einxhel, Beatrixa është jashtë shtetit dhe prandaj nuk ka mundur të vijë.
Einxhel tha se kur iu drejtua Arbanës me komentin “Trixa të marrë një taksi dhe të vijë”, Arbana i ishte kthyer “duhet të vijë me avion”.
Donaldi konfirmoi se nuk ka marrë asnjë informacion për këtë, ndërsa Iliri nuk la pa gjykuar si të gabuar vendimin e Trixës.