Einxhel do t’i pajtojë, Donaldi refuzon: Nuk ka shans, Beatrix ma bëri keq
Beatrix Ramosaj live-n e së premtes nuk kishte pranuar të shkonte brenda shtëpisë bashkë me ish-banorët e tjerë për të takuar të dashurin e saj Donaldin dhe finalistët tjerë, kjo pas një hatërmbetje që pati pas një shakaje ku u përmend Bora.
Kjo iu komunikua Donaldit nga Arbana dhe aktori duket të jetë prekur nga situata që ka krijuar Trixa. Ditën e sotme, një ditë para festës së Shën Valentinit
finalistët po bisedonin në oborr ndërsa ka qenë Einxhel që e ka shtyrë Donaldin të pajtohet me Trixën duke i bërë ndonjë befasi për festën e të dashuruarve.
Kjo është kundërshtuar nga aktori, i cili ka thënë se ska shanse të bëjë diçka. Teksa Einxhel këmbëngulte, ishte Beniada ajo që i doli krah aktorit.
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni. Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin? Unë sjam tip Shën Valentini e para…
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka. Donaldi: Jo, jo nuk ka shanse… Beniada: Jam dakord.