Einxhel dhe Sarah nuk flasin? Zbulohet e vërteta e marrëdhënies së tyre!
Ndjekësit e DJ PM dhe DJ Dagz, të cilët janë miq të ngushtë, kanë qenë gjithmonë kuriozë të dinë se çfarë raporti kanë me njëra-tjetrën partneret e tyre, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.
Së fundi është përfolur se dy vajzat në fakt, nuk kanë një raport të mirë.
Dy çiftet u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Duke qenë se PM dhe Dagz janë shumë miq, fansat e tyre pyesnin po Sarah dhe Einxhel takohen bashkë?
Si për t`i vënë kapak fjalëv që po qarkullojnë, Einxhel postoi një video në “Instastory”, ku shihej blogerja teksa bënte babysitter-en e djalit të saj të vogël, duke treguar kështu se në fakt, ato shkojnë shumë mirë me njëra tjetrën.
“Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë shpesh Sarën, por ama kur e takoj…” -ka shkruar Einxhel.
Bordo