Einxhel dhe Dagz zbulojnë në mënyrë unike gjininë e bebit

Çifti i njohur, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz), kanë ndarë me ndjekësit e tyre gjininë e bebit të dytë.

Ata kanë zbuluar se do të bëhen sërish prindër të një djali, duke e bërë vogëlushin e tyre, Trev, vëlla të madh.

Lajmi emocionues u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Einxhel dhe Dagz ndanë me ndjekësit e tyre momentin kur e zbuluan gjininë e fëmijës në pritje.

Ky lajm ka marrë shumë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat e çiftit, të cilët mezi presin të shohin vogëlushin e ri të familjes Shkira-Gumnishta. Ndërkohë, Einxhel ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë detaje nga eksperienca e saj si nënë dhe tani, nga pritja e saj e dytë. /Prive By Liberta Spahiu