Egzona Rafuna ironizon Beatrix Ramosajn: Nuk jam vajzë që ndaj çifte

Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna duket se ka thumbuar Beatrix Ramosaj mbrëmjen e sotme, duke thënë se ajo nuk ndan çifte.

Egzona është komentuar shumë për afrimitetin e saj me Donaldin. Disa mendonin se ka patur një pëlqim për të, të tjerë thanë se është futur për t’i dhënë mesazhe, kurse moderatorja i mohoi të dyja versionet.

Në një intervistë para disa javësh Beatrix u shpreh e “shokuar” kur kishte parë që Egzona i kishte thënë Donaldit që pas daljes nga shtëpia do të pinin kafe dhe të diskutonin disa gjëra. E po ashtu tha se “i çmendi komshinjt” kur ajo doli nga “Big Brother VIP”.

Sonte në “Post Big Brother VIP” Egzona foli rreth raportit të saj me Donaldin dhe Trixën, duke u shprehur se shoqëria me këngëtaren ishte reale dhe se nuk është vajzë që ndanë çifte.

E pyetur nga Arbana nëse ajo mendon se Trixa e bën një gjë të tillë, Egzona nuk dha një përgjigje të qartë por tha se nuk ka pasur tendencë të afrohet me Donaldin për ta ndarë nga Trixa.

Me te lexuarat