“Egoiste, fëmijët ‘j’ua rrit mamaja!”/ Nënat VIP karrieriste kritikohen për kohën që kalojnë larg familjes
Një nga problemet kryesore i cili diskutohesh shpesh këto vitet e fundit është edhe koha që shpenzojnë prindërit me fëmijët e tyre. Kohët e gjërat kanë evoluar dhe sistemi është krijuar i tillë që pjeën më të madhe të ditës e zë puna, duke krijuar kështu pak hapësirë për ta kaluar me familjen. Këtu fillon edhe problemi serioz pasi ndikon edhe në të edukuarin e fëmijëve duke qenë se prindërit nuk mund të jenë prezent. Siç dihet puna në televizon nuk ka orare fikse prandaj edhe vajzat e njohura të ekranit kritikohen shpesh madje edhe nga fansat për kohën që shpenzojnë në familje. Nga Bora Zemani tek Aulona Musta, ja pengjet dhe kritikat për vip-et nga fansat:
E ftuar në emisionin “Rudina” moderatorja e njohur Bora Zemani nuk i mbajti dot lotët teksa në ekran shfaqeshin foto e djalit të saj, Arborit. “Edhe pse ato foto i kam publikuar vetë, tani kur i shoh në ekran mallëngjehem sepse nga angazhimet e kohëve të fundit nuk kam mundur t’i përkushtohem tama Arborit”, u shpreh Bora duke rrëfyer një nga pengjet më të mëdhaja të saj.
Jonida Shehu
Teksa kishte publikuar një foto me vajzën e saj moderatorja e njohur e ekranit krahas saj shkruajti: “Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”, e menjëherë fansat vërshuan në kritika ku njëra prej tyre shkruante: “Ju njerëzit e televizionit shquheni për egoizëm, për egoizmin tuaj sakrifikoni dhe fëmijën.Se nuk rrini dot pa dalë në televizion juuuuu….”
Aulona Musta
“Problemi i Aulonës është që vajzën po ja rrisin mamatë dhe jo ajo vetë. Sepse duke qenë shumë egoiste për veten e vet, nuk i del koha për vajzën. Kur të rritet goca dhe ajo do ta ndjejë këtë mangësi,”- shkruajti ndjekësi krahas një shkrimi të cilin Aulona e kishte publikuar në rrjetin e saj social.
Ajo fliste për nënat dhe vështirësitë e tyre si dhe duke u dhënë kurajo të kujdesen për veten edhe nëse janë bërë me fëmijë. /AlpeNews.al