Egla për gjyqin me Saimir Kodrën: “Jam duke folur me avokaten”

Egla Ceno, në “post BBVA 3” ka folur ndër të tjera për gjyqin me Saimir Kodrën (i cili u shpreh se do ta hidhte aktoren në gjyq për akuzën që ajo ka bërë se në fillimet e karrierës, Saimiri i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punës). E pyetur nga Ledioni nëse i ka ardhur thirrja nga gjykata, ajo tha se jo, ende s’i ka ardhur, por është gati nëse do të vijë.

“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra se si u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frikësonte, por më jepte ankth”, u shpreh ajo.

Më tej, fituesja e “BBVA 3”, shtoi: “Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë tek unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do më fusnin në burg. Më tha: “A do të të fusin në burg?”. I thashë: “Mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”.

Një rikujtesë mbi ngjarjen mes Eglës dhe Saimirit:

Egla Ceno, në një bisedë me Julia Ilirjanin, brenda shtëpisë së “BBVA 3”, akuzoi Saimir Kodrën, duke i përmendur thjesht mbiemrin dhe ka nënkuptuar se ai i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një pune. Egla u shpreh se ishte ende studente në Akademinë e Arteve kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Saimir Kodra, foli për këtë akuzë në hyrje të emisionit “Stop”, duke u shprehur:

“Do bëj një reagim shumë të shkurtër. Zonja që ka dhënë një deklaratë të tillë ka kaluar gjithë kompetencat e një reality shoë, duke përmendur një person që nuk është aty (prezent). Nuk dua t’i përgjigjem asaj, sepse e vetmja përgjigje për këtë aktore të dobët në një skenar po aq të dobët në atë reality shoë…do të jepet në gjykatë, ku unë do të jap argumentet e mia. Nga sot, kjo deklaratë e saj është një gjykatën penale”.

Më tej, pasi ia ngatërroi mbiemrin, Kodra tha: “Ajo ka barrën e provës për të mbledhur gjithë materialet që të vërtetojë që këtu e 25 vjet përpara, (unë) jo me këtë mjekër dhe jo me këto syze, i kam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune”.

“Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë”.

Saimiri risolli edhe vitet kur punonte në “Radio Mania”, ku tregonte kolegët me radhë, duke shtuar se ai nuk mund të merrte në punë njerëz. Kodra përsëriti se Egla është një “aktore e dobët” e cila po luan një skenar të rëndomtë dhe të pistë.

“Për sa kohë gjykata do të flasë, unë nuk do të merrem më dhe për më tepër, të harxhoj minutat e shtrenjta të këtij emisioni, i cili flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve. Kam qenë dhe do të jemi gjithnjë krah grave që dhunohen, bullizohen, molestohen dhe ngacmohen seksualisht, me fakte dhe me prova, siç kemi bërë gjithmonë”.

Anabelmagazine