Egla Harxhi shfaqet për herë të parë në ekran me djalin: Mëmësia i jep vlerë jetës

2 muaj më parë ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi festoi 1-vjetorin e djalit të saj, Luxifer. Gjatë vitit të parë të lindjes së tij, Egla qëndroi e shkëputur nga media, por duket se tani do të jetë sërish e pranishme në ekran.

Egla-Harxhi-2

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar për herë të parë në një emision televiziv, “Ftesë në 5”, bashkë me vogëlushin e saj. Egla ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe dhe si e ka ndryshuar mëmësia jetën e saj. Ish-missi ka thënë se për një vit ju dedikua plotësisht djalit, por në këto momente do t’i rikthehet aktivitetit të saj. Megjithatë ajo ka shtuar se për Luxiferin kujdesen shumë njerëz, sidomos në Shqipëri.

Egla-Harxhi-3

Egla i ka mëshuar faktit se djali i saj duhet të mësohet dhe të trashëgojë vlerat që familja e tyre mbart prej shekujsh. Më tej e emocionuar ajo ka treguar se mëmësia i ka ndryshuar vizionin për botën dhe i ka dhënë vlerë jetës./Who

Egla-Harxhi-4

Egla-Harxhi-1