Egla Harxhi: Merrja pilula kur ngela shtatzënë, me Alexandre de Basseville nuk kemi vendosuar asnjëherë të jemi çift apo të bëjmë plane për martesë

Një djalë do të vijë në jetë për Krishtlindje nga dy prindër me shpirtra të lirë, që nuk kanë tabu dhe botën e jetojnë me diapazonet e mendjeve të hapura. Ish-miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe fotografi i famshëm i nudove të Melania Trump, Alexandre de Basseville kanë lënë Parisin për të ndërtuar shtëpinë e tyre në Libofshë të Fierit, që është toka e paraardhësve të Ale. Në kulmin e karrierës, Egla tregon se fëmija nuk ishte dëshira e momentit, por sa mësoi lajmin ai e mbështeti duke i thënë që, në fillim ndodhitë në jetë duhen parë si një portë që nuk do të kishim hapur asnjëherë nga frika… Për partneritetin me një burrë të pamoshë e të pazakontë, virtytet apo të metat e tij dhe karrierën pasi të lindë djalin, ish-missi i rrëfen për revistën “Story”, bashkë me një set fotosh ekskluzive ku shfaqet topless shtatzënë.

Si e ke përjetuar njohjen me fotografin Alexandre de Basseville, dhe kur ishte momenti që vendosët të ishit çift?
Njohja me Ale ishte si të futesh në një mister feminil, ku çdo femër mund të posedohet. Çdo ditë ishte një eksplorim në shumë drejtime. Nuk kemi vendosuar asnjëherë të jemi çift apo të bëjmë plane. Ishim partnerë shumë të mirë që në fillim, që në punët e para që kemi bërë bashkë. Gjithçka tjetër ka rrjedhur natyrshëm.
Tani po prisni fëmijën e parë, që do të jetë një djalë që do të vijë në jetë për Krishlindje?
Para se të kuptoja që isha shtatzënë merrja pilula, dhe kur mora vesh lajmin mund të them se kjo nuk ishte absolutisht fare në planet e mia apo dëshira ime e momentit.
Cilat ishin fjalët e Ales për këtë moment të jetës?
Ale më ka thënë që në fillim që ndodhitë në jetë duhen marrë si një mundësi që ushqen dhe pasuron, dhe ndoshta hap një portë që nuk do të kishim hapur asnjëherë nga frika, sepse jemi shpesh të lidhur me një riprodhim të së kaluarës.
Po ti vetë, si po e përjeton pritjen e ëmbël si herë të parë?
Kam dëshirën të jem e lirë, e lirë si ajri dhe të jetoj në gëzim, harmoni dhe të shoh të rritet tek unë një energji që do të më bëjë mua grua.
Sa i takom marrëdhënies suaj, mund t’i rendisësh virtutet apo të metat e Ales si partner?
Ale ka një edukim tejet të ashpër, saqë çdo gjë duhet të jetë dhe të funksionojë si një orë zviceriane. Nëse nuk është kështu, atëherë bëhet shumë i ashpër, veçanërisht në punë. Është detajist në çdo gjë, dhe ky është një virtyt i njerëzve perfeksionistë. Është një njeri me të cilin mund të flasësh për çdo fushë dhe të shprehesh pa frikë për çdo gjë. E meta e tij është që fle 3-4 orë në ditë dhe ha haribo, akullore dhe cheese burgers gjithë kohës e nuk shëndoshet. Në fakt nuk është një e metë, por më shumë një tmerr për mua që jetoj midis gjërave të ëmbla dhe ushqimeve që të shëndoshin (qesh).
Pasi të sjellësh në jetë fëmijën do të vazhdosh të pozosh nudo apo të luash në filma?
Deri para pak ditësh (pasi barku ende nuk ka filluar të duket) bëra një set për një markë në Paris. Sigurisht, nuk do të mundem ta bëj kur të jem në muajin e gjashtë, por karriera ime nuk do të ndalet mbas lindjes së fëmijës, madje ndjej që kjo do më sjellë më shumë motivim dhe energji për t’i çuar projektet përpara. Projektet e mia nuk konsistojnë vetëm në aktrim dhe në modeling, por edhe në arkitekturë. Gjatë këtyre muajve jam angazhuar për të drejtuar një projekt ekologjik, i cili më sjell në rrënjët e mia fillestare. Kinemaja është një pasion shumë i madh që unë do ta vazhdoj, pasi kam dy skenare, të cilat priten për t’u realizuar.
Në këto momente çfarë mendon se ke kuptuar vërtet nga jeta?
Në këto momente kam kuptuar që është shumë më mirë të jetosh jetën e vërtetë, dhe mbi të gjitha të jesh aktore e shoqërisë sesa të jetosh jetën e një personazhi në film.