Egla Harxhi: Kur fëmija vjen nga një përdhunim ose ka probleme, duhet abortuar
Egla Harxhi ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku tha se aborti është një fenomen që ndodh edhe te kafshët, të cilat në momentin që e vënë re se këlyshi është i sëmurë e vrasin vetë.
Ajo tha se ka një sërë arsyesh se përse vajzat detyrohen apo zgjedhin të kryejnë abortin, njëra prej tyre është sulmi seksual
“Është perverse nga ana e pastorit ta quaj abortin si kapriço. Ka shumë arsye se përse vajzat abortojnë. Arsyeja e parë është kur fëmija ka ardhur nga një sulm seksual apo nga një përdhunim.
Arsyeja e dytë është kur mundësitë që nëna ta mbajë, mundësitë ekonomike, shëndetësore, nëna mund të jenë me probleme mendore. Arsyeja e tretë është shumë e thjeshtë, nëse një grua nuk është gati të jetë nënë dhe arsyeja e katërt është që fëmija që në bark shfaq probleme shëndetësore në vetvete. Këto janë katër më kryesoret”,-tha Egla Harxhi.
euronews.al