Egla Harxhi feston ditëlindjen e parë të djalit që solli në jetë me fotografin e Melania Trump
Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi, një vit më parë përjetoi emocionet më të bukura për një nënë. Në javën e parë të Vitit të Ri, ajo solli në jetë vogëlushin e saj , të cilin e pagëzoi me emrin Luçifer. Lajmin për mediat e bënë të ditur partneri i saj Ale dhe ish-partnerja Alesia. Vogëlushi, që erdhi në jetë nga lidhja e dashurisë me fotografin e famshëm të nudove të Melania Trump, festoi ditëlindjen e tij dhe këtë ditë të veçantë Egla ka zgjedhur ta kujtojë me foton më emocionuese. Ish-missi ka publikuar në ‘Instastory’ foton e parë që ka shkrepur me të birin nga salla e lindjes, sipas Ëho. “Kur të mora për herë të parë në krahë, 06.01.2018”, shkruan Egla. Kujtojmë se bukuroshja shqiptare ka bërë bujë në media për shkak të marrëdhënies së saj treshe, pavarësisht se Alesia vendoi të heqë dorë nga kjo histori, pak muaj pasi ai erdhi në jetë.