Egla Ceno: “Në Big isha aktore. Historia me italianin i përket rinisë”

Mbrëmjen e djeshme, më 4 qershor, emisioni “Fiks Fare” u hap ndryshe. Dyshes së prezantuesve, Devit dhe Dorit, u bashkëngjit fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip 3”, Egla Ceno, ku u shpreh se pjesëmarrja në BB ishte një çast dobësie, por nuk pendohet aspak.

“Nuk e di si m’i mori mendtë Perëndia dhe pranova”, tha me shaka.

Nëpërmjet humorit aktorja tregoi se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë dhe projektet për të ardhmen.

“Fitohet edhe pa gjoks e vithe të bëra, sepse shqiptarët treguan duke më zgjedhur fituese, se duan ende femrat e thjeshta me pizhame, madje meqë ra fjala s’i kam larë akoma”, – tha ajo në nisje të bisedës.

Mandej pranoi se në BBV3 nuk ka qenë Egla e vërtetë, por ka luajtur dhe aktruar, ndërsa u shpreh se me banorët e tjerë nuk ka asnjë marrëdhënie. Madje nuk kurseu as një thirrje publike për aktorin Julian Deda.

Për sa i përket jetës personale, Egla Ceno është e rezervuar, ama tregoi se lidhja me italianin i përket së shkuarës.

“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”, tha me të qeshur.

Gjithashtu, tregoi se fillimisht do bëjë pushime me të ëmën, pastaj kur të fillojë sezoni i ri do të merret me disa projekte, të cilat nuk i bëri të ditura, mirëpo shprehu dëshirën për të realizuar një “diss” së afërmi, pasi ka dëgjuar se këtë BB e kanë fituar shumë persona njëkohësisht.

“Një diss do ta bëja me kënaqësi, do ta këpusja në mes për historinë e fitores së BBV3”, u shpreh ajo.

classlifestyle.com