Egla Ceno: Ju rrëfej sherret e “martesës” televizive me Vis Pupën

Nuk kanë një çift konkret si pikë referimi. Zgjedhin situatat, dhe i mbushim me dialogje duke u qëndruar besnikë karaktereve që kanë krijuar si burrë e grua. Por dyshimet për tradhti janë gjithmonë prezente mes çiftit më të famshëm televiziv të momentit Egla Cenos dhe Elvis Pupës. Për paskuintat me mikun e hershëm që nga koha si studentë të Akademisë së Arteve të Bukura, sherret e episodeve në “M’fal për shprehjen”, aktorja me eksperiencën e saj të mëparshme në serialin “100 vitrinat” në Itali rrëfehet për revistën “Story”.

Te “M’fal për shprehjen” si gruaja e Elvis Pupës pas eksperiencës tek seriali “100 vitrinat”. Ndihet më vetveja në role dramatike apo komike?
Te “100 vitrinat” kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Kurse gruaja te “M’fal për shprehjen” ishte një sfidë për mua, sepse unë nuk e kisha menduar asnjëherë veten në role komike pasi më tërheqin dramat dhe tragjeditë.
Nëse ti do të ishe në vendin e Elvis Pupës, si do të silleshe me gruan që ti luan?
Do përshtasja karakterin e personazhit tim në mënyrë që të ishte në harmoni me karakterin e personazhit grua.
Sa për martesën më mirë vetëm dhe pa kokëçarje, apo me një burrë në krah që të çmend?
Askush nuk e ka të vërtetën në xhep për këtë pyetje. Nuk është e thënë që të jesh vetëm e të mos kesh kokëçarje. Varet nga karakteri i gjithsecilit, nga rrethanat e jetës.
Sipas teje që një burrë dhe një grua të jenë në paqe të përhershme duhet të jenë tipa të njëjtë apo të kundërt?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje por rrëfej këtë histori. Martohet një vajzë dhe porosia që i dha gjyshja ishte: “Sa herë të mërzitesh me burrin, mos u grind por merr shtizat dhe thur një kukull lecke. Kaluan shumë vite martuar, erdhi pleqëria dhe gruaja u sëmur rëndë. Thërret burrin dhe i thotë t’i sillte një kuti që e mbante të kyçur në një vend të fshehtë. Burri ia sjell dhe e hapin. Brenda kishte 2 kukulla lecke dhe 70 mijë Euro. “Çfarë janë këto e pyeti burri”. Gruaja i tregon këshillën e gjyshes kur u martuan. Oh, më vjen mirë që të paskam mërzitur vetëm dy herë në gjithë këto vite bashkë!”, i tha burri. “Po këto lekë çfarë janë? Këto janë lekët që kam fituar duke shitur kukullat e tjera”, i tha gruaja.
Nëse do të veçoje disa momente të paharrueshme nga jeta jote, çfarë mund të na tregoje?
Ndodhi që para disa vitesh të më ftonin për të lexuar në Panairin e madh në Torino një tregim që kisha shkruar. Kur mbarova dhe dola nga skena e improvizuar, takova organizuesen e cila më përgëzoi dhe me dhuroi një libër me tregime, ku i botuar ishte edhe tregimi im. U ndjeva mirë.