
Egla Ceno flet për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”
Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.
“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edha ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.
“Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.
Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.
Anabelmagazine