“Efi Dhedhes më ka marrë të dashurin”/ Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” habit me deklaratën!
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” Mikela Pupa foli ndër të tjera ka folur edhe për miqësinë me Efi Dhedhes. Dy vajzat shpesh herë kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se raporti mes tyre është krisur.
E teksa Mikela u pyet nga moderatorja Aulona Musta në lidhje me raportin e tyre, ajo tha që tashme Efi i ka marrë të dashurin, e dyshja tashmë kanë hapur një studio për tatuazhe.
“Efi që ta dini ju të gjithë ma mori të dashurinë dhe bëri një biznes me të. Ata janë ortakë dhe kanë biznesin e tatuazheve bashkë. Ne nuk postojmë gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën se kur postojmë na thonë ju ngelët bashkë, kur nuk postojmë na thonë ju jeni ndarë.”– tha Mikela.
bordo.al