Efi Dhedhes aktore në “Dashuri me këste”, zbulohet filmi surprizë në kinema

“Dashuri me këste”, titullohet filmi më i ri që pritet të pushtojë kinematë shqiptare, një produksion i “Palali Films”.

Efi Dhedhes është aktore protagoniste në komedinë romantike, që do të shfaqë premierën në “Cineplex” më 20 shkurt në Tiranë. Historia e filmit është shumë argëtuese. Tre shokë që jetojnë në fshatin Sheldi duan të ndryshojnë jetën e tyre.

Ideja e shkrimit të një teksti kënge dhe ndërtimi i një restoranti për të kthyer fshatin e tyre në një fshat turistik i shoqëron, por pa rezultat. Përpjekjet ndërpriten me ardhjen në fshat të një aktoreje me famë botërore.

Ajo do të bëjë xhirimet e saj të rradhës në fshatin Sheldi. Tre shokët i bëjne pjesë të stafit. Këtu nis rrugëtimi i tyre në një model jete të re. Me eksperienca të reja, me sprova por mbi të gjitha afrimi me aktoren me famë botërore.

Dhe në fund mbizotëron dashuria e vërtetë, ajo e përjetshmja. Përveç Evi Dhedhes, pjesë e kastit të filmit janë aktorë dhe personazhe të njohur si; Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhai, Mond Halili, Albano Bogdo, Miran Ramadani, Gerti Palali, Tan Brahimi, Lusi Bregu, Emiljano Palali, Tom Delia, Pjerin Vlashi, Gerti Koxha, Danja Marashaj, Marsel Paplekaj, Anxhelo Shkreli, Gac Kodrina, Fritz Selmani, Denis Bashli, Anton Kosteri./ www.story.al