“Eeeeaa vdeksh, se na sëmure!”, DJ Sardi bëhet për spital nga Belen Rodriguez

Po, për atë po flasim: të famshmen Belen Rodriguez, e cila mes modelingut, prezantimit, këngës dhe aktrimit është edhe një nga personazhet më influencues në Itali e më gjerë. Mjafton të kontrolloni Instagramin e saj për të parë se si Belen kthehet lehtësisht në fantazinë e shumë meshkujve që e ndjekin. Thënë kjo, Dj Sardi nuk mund të mbetej prapa në pëlqimin për pozat seksi të Belen. Në foton e saj të fundit, ku ajo shfaqet provokuese në një vaskë pa veshur asnjë rrobë, Sardi i shkruan: “Eaaa, vdeksh se na sëmure!” dhe e shkruan këtë në gjuhën shqipe, duke bërë që të gjithë shqiptarët ndjekës të Belen të shkrihen gazit, shkruan Blitz. Mesa dimë ne, Sardi e ka një të dashur, ama a i vihet faj atij për këtë që bëri? Të paktën ai e shkroi çfarë ne të gjithë mendojmë kur ia shohim fotot Belen-it.