Eduart Grishaj: “Në ‘Big Brother VIP’ do të hyjnë dy personazhe të fortë shumë shpejt…”
I ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë regjisori i emisionit më të ndjekur momentalisht nga publiku “Big Brother VIP 2″, Eduart Grishaj. Pavarësisht kësaj eksperience së fundmi ai ka realizuar edhe një film mjaft të suksesshëm në gjuhën shqipe dhe madje ishte filmi me biletat më të shitura në kinema për vitin që lamë pas.
Tashmë premiera e filmit ka përfunduar me sukse, ndërkohë njerëzit vazhdojnë dhe e shohin atë plot kuriozitet, duke mbetur mjaft të kënaqur nga ky realzim. Ndërkohë, Eduarti vazhdon të jetë mjaft i suksesshëm edhe në realizimin e sezonit të dytë të “BBV”. Shikueshmëria është mjaft e lartë dhe po arrin të kalojë edhe shikueshmërinë e atij të parit. Regjisori ka pohuar:
E kam thënë që ky “BBV” do ta sfumpojë patjetër atv të parin dhe ky “Big Brother” është edhe për stafin, një konkurrencë që kemi me veten. I pari ishte fantastik, por kjo ishte sfida më e madhe e jona për ta realizuar atë akoma edhe më mirë. Dhe kjo do të ndodhi sa herë që ne ta bëjmë atë. Personazhet janë të jashtëzakonshëm.
Duke qenë se ka tërhqeur mjaft shikueshmëri dhe vëmendjen e të gjithë publikut, komentet kanë qenë të shumta, ndonjëherë pro ose kundër formatit. Së fundmi ka patur një moment delikat dhe i pyetur se si i ka pritur këto komente, ai u përgjigj:
Nëse ti i fut njerëzit të rrijnë 24 orë, do vij një moment që do të harrohen kamerat dhe aty ti tregon karakterin dhe personalitetin tënd të vërtetë. Patjetër që do ketë edhe nga këto elementë dhe njeriu mund të dalë nga vetja, por ky format ka rregulla. Nëse ti nuk i respekton këto rregulla, patjetër që do vi një moment që do të largohesh. Kjo është një lojë me temperament dhe plot emocione, që jo çdo person mund ta përballojë.
Ne ngjarjet që ndodhën pati edhe një protestë, gjë që ishte mjaft befasuese, ku edhe për këtë temë, ai shprehet:
Për produksionin është një gjë e jashtëzakonshme, sepse ka patur shumë ndjekje dhe shikueshmëri. Më kanë shkruar shumë njerëz. Të bësh një emision kaq të ndjekur në këto kohë është një gjë fantastike. Shumë mirë që njerëzit të mblidhen dhe të bëhen protesta, por ata duhet të ngrihen edhe për gjëra të tjera të rëndësishme.
Ky fenomen kaq i madh televiziv ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shprehu mbështetjen e tij ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, i cili është banor në këtë format. Eduarti ka dhënë opinionin e tij:
Përsa i përket kritikave, unë nuk di asgjë. “Big Bother Albania” si standart hyn në “Top 5”, kështu që nuk kam si të kritikohem kur aty bëhet një punë mjaft e madhe dhe me kualitet.
Regjisori konfirmon se do të futen dy personazhe të rinj shumë shpejt, të cilë priten të jenë zgjedhje mjaft të mira, që do të ndryshojnë dinamikën e lojës në javët në vijim.
Top Albania Radio