Eduart Grishaj kunjë Donaldit: S’njoh shqiptar që ka pranuar humbjen!

I ftuar në “Wake Up”, regjisori i “Big Brother Vip”, Eduart Grishaj ka folur për emocionet e natës finale.

“Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithësecili mund të ishte fituesi”, është shprehur Grishaj, teksa është pyetur për natën e madhe të së premtes mbrëma.

Grishaj dhe Arbana janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, lajm të cilin moderatorja e ndau në spektaklin e të premtes dhe u duartrokit nga të gjithë./revistawho.com