Edmond Budina: “Sot u varros demokracia, kërkojmë nga qytetarët mosbindje civile!”
Regjisori Edmond Budina ka bërë një deklaratë të fortë pak minuta më parë. Si një nga protestuesit e parë për çështjen e Teatrit, shembja e godinës gjatë natës ka sjellë shumë trishtim tek regjisori.
“Kërkojmë ndjesë që u prish Teatri. Sot u krye një gjest kriminal. Por, Aleanca për Teatrin nuk ka vdekur! Kërkojmë nga Presidenti i Republikës të shpërndajë Parlamentin. Sot u varros demokracia. Kërkojmë nga qytetarët mosbindje civile. Prishja e teatrit nisi teksa ishim ende brenda”, është shprehur Budina.
Protestuesit përreth i kanë shoqëruar fjalët e regjisorit me thirrje: “Poshtë diktatura!” Më herët, Budina u shpreh se nuk kishte fjalë për atë që ka ndodhur, duke theksuar se një gjest të tillë nuk e bëjnë as kafshët. “Udhëhiqemi nga barbarë”, ka thënë regjisori.
Edhe Neritan Liçaj, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit, është rikthyer në protestë pas 8 orësh të kaluara në komisariat. /News31.al