Edi Rama ka kohë të lobojë me Mateo Renzin duke çuar Alketa Vejsiun në Sanremo/ Olti Curri zbulon kulisat e kryeministrit me moderatoren

Tashmë është bërë zyrtare, Alketa Vejsiu do bashkëprezantojë në “Sanremo 2020”, një lajm që po bën bujë në mediat shqiptare ashtu edhe tek ato italianet, dhe sigurisht urimet kanë qenë të menjëhershme për moderatoren shqiptare. Por bloggeri i njohur Olti Curri e ka parashikuar i pari që Alketa duhet të shkojë në Sanremo, të prezantojë festivalin e rëndësishëm italian teksa komentonte me humor Festivalin e Këngës në RTSH disa javë më parë. Një portal online shkroi ditën e sotme që Alketa duhet të falenderojë Oltin për këtë gjë, e moderatorja ripostoi lajmin duke iu drejtuar Oltit me fjalët ironizuese: Lutjet e tua u bënë realitet! Zoti të bekoftë!”.

Nga ana tjetër, Olti ripostoi “story-n” e Alketës duke thënë se falenderimet që moderatorja i bëri atij duhej t’i bëheshin dikujt tjetër e se këtë fakt do e dëshmonte në story-t e tjera të tij në Instagramin me shumë e shumë ndjekës. Bloggeri i famshëm nuk vonoi shumë teksa postoi në “story-n” e tij disa pastime njëri pas tjetrit që tregojnë urën lidhëse dhe lobimin qeveritar, që është bërë në mënyrë që Alketa të prezantojë këtë vit në “Sanremo”. Në story-t e tij Olti thotë se:”Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vip-ash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të Kryeministrit Italian, Mateo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë. Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu.

Olti poston dy fotot e fundit duke thënë se: Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu” ky është dhe ekuacioni i Olti Currit për të mbërritur tek pyetja se si Alketa e shtroi rrugën për eventin e rëndësishëm? Bloggeri, të cilit nuk i shpëton kurrë asgjë mendon se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj. Mesa duket Alketës nuk i ka pëlqyer fare reagimi i Oltit ndaj ka vendosur t’i bëjë bllok në Instagram. Theksojmë që Alketa Vejsiu do jetë një nga prezantueset e festivalit ‘Sanremo 2020” mes yjeve me famë botërore si; Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello. Ndërsa ndau lajmin me fansat, Alketa tha se po qante me lot gëzimi dhe se kjo ishte dita më e bukur e karrierës së saj. “Po qaj me Lot Gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia,”– shkroi ajo. Ndërsa në një postim në dytë prezantuesja shkroi se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të cilën punoi që në moshën 12-vjeçare. Alketa u shpreh se trofeu i saj im është trofe për të gjithë shqiptarët.

“Kjo është ëndrra për të cilën ju kisha folur! Ëndrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjeç! Ëndrra që frymezoi Festivalin e 58 të Këngës! Italia që pas Shqipërisë sime është pa as më të voglin dyshim vendi më i bukur në botë! Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”- u shpreh ajo. Për të kuptuar gjithë strategjinë politike ku zbulohet se si Kryeministri Edi Rama paska kohë për t’i plotësuar ëndrrën Alketës për të prezantuar Sanremon, mund të shihni të gjitha postimet e Olti Currit në përmbajtje të këtij artikulli.

Olti-1

Olti-2

Olti-3

Olti-4

Olti-5

Olti-6

Olti-7

Olti-8

Olti-9

Olti-10