Edi Manushi ftoi Rike Rocin dhe Irid Oxën, por ja si e injoruan tifozet seksi pas emisionit
Edi Manushi, moderatori i emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, kishte ftuar dy tifozet seksi të “Euro 2016”, Rike Rocin dhe Irid Oxën. Në fund të emisionit Manushi ka mbledhur të ftuarit për një foto se bashku, siç bën zakonisht. Ai ka preferuar të hyjë me vajzave simpatike të ardhura në Italia, por gjuha e trupit i ka tradhtuar ato. Edhe pse Edi i ka përqafuar të dyja, ato i ka kthyer shpinën duke u mbështetur secila tek meshkujt në krahun tjetër. Rike, e njohur si një nga ish-lojtaret më të bukura të “Big Brother” shihet e mbështetur tek Redi Jupi, po ashtu edhe Irid tek i ftuari pranë saj. Ishte ky një injorim që vajzat i bën të zotit të shtëisë, pra Manushit, apo ato thjesht kanë bërë shaka si për t’u kthyer në këtë mënyrë përgjigje ngacmimeve, që ai u ka bërë në emision?! /Story.al/