“Edhe unë jam djegur nga dashuria”, Ylli Limani hap zemrën dhe tregon këto detaje nga karantinimi i tij
Këngëtari shumë i dashur i publikut shqiptar, Ylli Limani ka qenë ditën e sotme në një lidhje direkte me programin ‘E diell’ në ekranin e ‘Top Channel’.
Ylli u pyet nga Fjoralba Ponari nëse ndonjë prej projekteve muzikore ishte një dedikim për dikë në jetën reale, por u shpreh se nuk mund të ishte aq i lënduar sa këngët e tij.
“Zakonisht luaj rolin e ‘viktimës’ në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”, u shpreh Ylli.
Teksa Ponari ka insistuar se cila këngë e tij është një dedikim në të vërtetë, Ylli u përgjigj: “Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.
Këngëtari nuk i shpëtoi as ngacmimeve të gazetarit Ervin Kurti, i cili e pyeti nëse ka marrë ndonjë propozim për martesë këto kohë. Këngëtari u shpreh se në bisedat me miqtë në rrjete sociale, ka thënë se pas karantinës do martohet, pasi nëse në një të ardhme përballemi me ndonjë krizë tjetër globale, ai nuk dëshiron që të jetë i vetëm.
revistawho.com