Edhe Travis Scott po akuzohet për tradhti, por reperi nuk fal!
Travis Scott është kthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë një modele Instagrami.
Dy vite më parë ajo bëri bujë pasi u përfol si arsyeja e ndarjes së Kylie Jenner me Travis Scott. Modelja Yung Sweet Ro është rikthyer duke publikuar së fundmi një video nga prapaskenat e xhirimeve të Scott për një projekt. Menjëherë rrjeti ka shpërthyer në akuza se reperi e ka tradhtuar Kylien, me të cilën ka tashmë dy fëmijë. Mirëpo Scott duket se nuk fal kur vjen puna tek trillimet. Reperi ka bërë një reagim sqarues në Instastory, duke i hedhur poshtë akuzat.
“Gjëra të çuditshme po ndodhin. Një person i paftuar ka shkrepur foto tinëz kur po xhiroja një video. Po e them për herë të fundit. Nuk e njoh këtë person. Nuk kam qenë kurrë me këtë person. Prandaj, mjaft me këto lojëra dhe trillime”, ka shkruar ai.