“Edhe shefi pendohet”, Renato Mekolli reagon pas komenteve të ndryshme në rrjetet sociale
Episodi i kaluar i ‘Hell’s Kitchen Albania’ shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet për shkak të një termi të përdorur nga shefi i kuzhinës, i cili quajti ‘qorre’ një vajzë e cila mban syze optike teksa i kontrollonte ushqimin e përgatitur.
Kaq mjaftoi që personazhe të njohur ose jo të reagonin në rrjetet sociale me një sërë komentesh dhe opinionesh personale. Pas gjithë këtyre reagimeve ka ardhur dhe përgjigja e shef Reanatos, i cili ka sqaruar se nuk ka për qëllim të ofendojë njeri.
“Edhe shefi pendohet
Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!
Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!
Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam
Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!
Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty!
Shihemi neser ne episodin e 3”, ka shkruar Mekolli në postimin e fundit.
Kujtojmë se çdo episod i ‘Hell’s Kitchen Albania’ është mjaft i ndjekur nga teleshikuesit, të cilët lënë komente të ndryshme në llogarinë e Renatos./revistawho.com