Edhe pas 15 vitesh, Ermali e do si atëhere Amin

Sezoni i verës për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin ka qenë ai që meriton çdokush: bregdet dhe pushime. Ditët e fundit, çifti janë ‘arratisur’ në jug të vendit.

Në postimin e fundit, Ermali ka shfaqur anën e tij romantike. Një foto e Amit, me detin në sfond dhe një tryezë dekoruar me qirinj dhe trëndafila, ka frymëzuar aktorin të shprehë fjalët më të bukura për bashkëshorten. “10 vjet martesë…15 vjet dashuri… Të dua si atëherë”, ka shkruar Mamaqi dhe po, atmosfera përreth dhe perëndimi në prapavijë e kanë plotësuar edhe më shumë këtë dedikim dashurie.

Ka qenë kjo dhurata e Ermalit për 10-vjetorin e martesës, ndërsa ka qenë Ami ajo që ka ndarë disa momente nga surpriza. “Më të mirat na presin”, ka shkruar Ami, teska çdo detaj duke të jetë i mirëmenduar. Kjo ‘arratisje’ e çiftit është një nga kujtimet që dyshja me siguri do ta mbajnë mend gjatë!

News31.al