“Edhe pak, forca dashuria ime”: Chiara Nasti nxit Zaniolon, por jo në shtrat

Nicolò Zaniolo vazhdon të jetë i dëmtuar në një sezon aspak me fat për të.

Mesfushori i Romës është në garë me kohën për tu bërë gati për në fushë e për të bindur Roberto Mancinin ti besojë një vend në Europian.

Natyrisht, edhe tifozët verdhekuq të Romës mezi presin të shohin lojtarin në fushë, me shpresën se do të bëjë diferencën për skuadrën, që kërkon një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

E pyetjes së tyre, se kur do të rikthehet në fushë talenti verdhekuq, i është përgjigjur e fejuara e Zaniolos, Chiara Nasti: “Edhe pak, forca dashurie ime” ka shkruar bukuroshja influencer në historitë e saj në Instangram.

Lapsi.al