Edhe një tjetër çift i njohur nga showbizi i jep fund martesës
Po flasim për Kim Kardashian dhe Kanye West, një nga çiftet më të famshëm të showbizit. Burime për “Page six” raportojnë se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Lajmet vijnë vetëm pak kohë pasi u tha se çifti po jetojnë të ndarë.
“Ata po e mbajnë private, por ka marrë fund” –tha burimi.
Ndërkohë Kim nuk po e mban më unazën e martesës ndërsa Kanye i kaloi festat në shtëpinë e tij ndë vend që të festonte me familjen Kardashian.
“Kim e detyroi Kanyen të shkonte në Wyoming që të jetonin të ndarë dhe të bënin gati divorcin”-shtoi burimi.