Edhe Nicki Minaj viktimë e dhunës, në fillim babai pastaj i dashuri
Historitë e dhunës tek personazhet e njohur të shoëbiz-it nuk kanë fund dhe e radhës është këngëtarja Nicki Minaj. Përpara miliona fansave këngëtarja ka treguar se kur ishte e vogël ka përjetuar tmerre të mëdha, dhe ato kanë ndikuar shumë në njeriun që është sot. Në fëmijëri ajo është dashur të përballet me presionin e të atit dhe duke u përpjekur të mbrojë të ëmën është dhunuar fizikisht. Përpos të atit ajo ka treguar në një nga lidhjet e saj i dashuri e ka dhunuar deri sa e ka çuar në spital në gjendje të keqe.
“Kjo është arsyeja pse të gjithë më drejtohen si acaruese. Që pas momenteve të këqija jam betuar se nuk do të lejoja asnjë mashkull të më prekte me dorë”, shprehet Nicki sipas Who.