Pistat e reja të hetimit: A e rrëzoi qëllimisht piloti avionin që vrau 260 persona?
Hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Air India po shqyrtojnë të dhënat mjekësore të pilotëve, pasi pretendohet se njëri prej tyre vuante nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor. Kapiteni Sumeet Sabharwal, një pilot me përvojë me më shumë se 8,200 orë në kabinën e pilotit, po pilotonte Boeing 787 Dreamliner kur ai u rrëzua…
Prej ditës së djeshme, ka qarkulluar lajmi se moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania” 3, Meriton Mjekiqi, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Sipas raportimeve të para të Klan Kosovës, Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt fizik që ka ndodhur disa ditë më parë, ku…
Modelja e njohur takim “special” në burg me Laert Haxhiun: Nisin hetimet, skaner disa femrave eskortë
Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në…
Edhe Monika Lubonja me Covid: Po vrasim njëri-tjetrin
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Monika Lubonja ka bërë të ditur se është karantinuar në shtëpi, pasi ka dalë pozitive me Covid-19. Por përpos kësaj, aktorja e mirënjohur me këtë status dëshiron të japë një mesazh shumë të rëndësishëm për këto ditë pandemie që po kalojmë. Monika tregon sesi shumë njerëz të papërgjegjshëm japin duart me njëri-tjetrin, puthen e përqafohen duke mos i interesuar aspak se në këtë mënyrë po përhapin virusin. “Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje”-shprehet Monika e indinjuar për këtë fenomen papërgjegjshmërie që po ndodh.
Postimi i plotë: Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19.
Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.
Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.
Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.
Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë, qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim, po, po e puthim fort, madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.
Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë, se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie, kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre, a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin?
Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi, kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…
Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.
Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.