Edhe Margot Robbie ka pasiguritë e veta: Nuk jam bjondja më seksi

Margot Robbie ka pranuar se gjatë xhirimeve të filmit “The Wolf of Wall Street” ka patur shumë pasiguri tek vetja.

“Isha e tmerruar se njerëzit do ta shihnin filmin dhe do të mendonin, “Ajo nuk është mjaft e mirë”, tha aktorja 32-vjeçare në një intervistë për Wonderland.

E ndonëse tashmë konsiderohet si një nga femrat më të bukura të planetit, Margot Robbie nuk kishte besim në fizikun e saj për t’u futur në lëkurën e personazhit të saj.

“Isha shumë e vetëdijshme që skenari thoshte: “Bjondja më seksi ndonjëherë”. Është e qartë se nuk jam biondja më seksi në histori”, ka rrëfyer ajo.