“Edhe manjak seksual më bënë o vlla!”- Elvis Lushi reagon për herë të parë pas sulmeve kundër tij në “Për’puthen”

Fotoja e publikuar nga Elvis Lushi në Instastory ngjalli mjaft debate të forta në studion e “Për’puthen”.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë: Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër. Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt”- shkroi konkurrenti përkrah fotos së një litari.

Këto fjalë i drejtoheshin Antonela Berishës, së cilës iu zbulua se është puthur nga Atdhe Xharavia pasi kanë dalë nga lokali i këtij të fundit.

Ndaj këtij postimi reagoi ashpër edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili madje kërkoi edhe përjashtimin e Elvisit, duke e akuzuar se po bën lojë edhe me Sindin dhe se në të vërtetë nuk ka asnjë interes ndaj saj.

Pas emisionit, konkurrenti vendosi që të reagojë publikisht për herë të parë nëpërmjet një statusi në Instastory, ku shkruante:

“Abuzuesit seksualë janë mostra. Pedofilat janë mostra. Dhunuesit e femrave janë mostra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco (false açusations) janë mostra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit.

Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në ‘story-n’ e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”

Panorama.al