Edhe Kim Kardashian ‘infektohet’ nga Barbie!

Të gjithë duan të duken si një Barbie kohët e fundit! Nuk e dimë a është buja që ka marrë filmi “Barbie” që do të publikohet këtë verë apo thjesht ngjyra rozë është trendi i fundit. Edhe Kim Kardashian nuk i ka shpëtuar trendit të quajtur “barbiecore”.

Përpos se është shfaqur disa herë e veshur me rozë në daljet e fundit, Kim është shfaqur si një Barbie edhe në xhirimet e setit të ri fotografik për linjën e saj të bikinive SKIMS.

Me paruke dhe me bikini, duke nxjerrë në pah format, Kim dukej si një Barbie dhe ky moment nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve.