Edhe kërkimet në Fjalorin online të Gjuhës Shqipe kanë të bëjnë me “Big Brother VIP”!
Pas suksesit që pati edicioni i parë i “Big Brother VIP”, shumë menduan se sezoni i dytë, duke parë edhe banorët që hynë brenda asaj shtëpie, nuk do të arrinte të bëhej kryefjalë e të gjitha mediave por edhe e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale. Por, mesa duket të gjithë ata që menduan kështu, gabuan!
Rreth dy javë pasi ky edicion kishte nisur rrugëtimin e tij të gjithë përfunduan duke folur për “Big Brotherin” dhe veçanërisht për Luizin, i cili ka patur një mbështetje të masive që pasi ai rrëfeu sëmundjen e tij dhe pas trajtimit që produksioni i bëri këtij rasti. Nga 2000 ndjekës në nisje të këtij formati sot Luizi ka 262 mijë ndjekës, ose thënë me gjuhën e Instagramit 262K
E teksa për gjithë situatën flitej pothuajse kudo, jo vetëm në media e rrjetet sociale, por diskutimet nisnin që në shtëpi me familjarët, vazhdonin në punë me kolegët, dhe madje edhe te kafja dëgjoje që tavolina ngjitur po fliste për banorët e asaj shtëpie. E sikur të mos mjaftonte, edhe në kërkimet më të fundit në fjalor, fjalët që kryesojnë janë pikërisht ato që janë përdorur brenda asaj shtëpie.
Fjalë të cilat as që nuk duhet të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, por që mesa duket shqiptarët kanë qenë shumë kuriozë për të ditur kuptimin e plotë për to. Bëhet fjalë për fjalët çapaçul, eskortë, narcizëm, të cilat rezultojnë si fjalët më të kërkuara në Fjalorin online të Gjuhës Shqipe.
E në këtë rast nuk dihet ç’të bësh të qeshesh apo të qash.. por është e habitshme ndikimi që ky format ka te të gjithë.. a thua se shqiptarët e kanë kaq në terezi jetën e tyre sa merren dhe angazhohen kaq shumë me banorët e një ‘reality show’../bordo.al